Në lagjen Tepe në Shkodër, ku banojnë disa qytetarë të komunitetit Rom ka rënë zjarr dhe për pasojë kanë marrë flakë disa “banesa”.
Pas njoftimit, ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit mësohet se ka dëme materiale, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
/abcnews.al/