Rusia po kthehet sërish kundër SHBA-së në mes të luftës mes Izraelit dhe Hamasit me Vladimir Putin që dënon mbështetjen e administratës Biden për palën izraelite. “Të gjitha këto veprime çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, tha presidenti rus.
“Aeroplanët tanë Mig-31 janë të armatosur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometra”, tha Putin pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.
“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi presidenti rus.
Vihet re se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.