Kylian Mbappe ende nuk është në kondicionin më të mirë fizik dhe këtë e ka vërtetuar klubi i tij, PSG, duke i shkruar një letër Federatës Franceze të Futbollit(FFF). Francezi vuan një dëmtim në kofshë dhe nuk është në 100% e tij.
Klubi i kërkon federatës që Mbappe të mos luajë të premten në darkë në sfidën ndaj Islandës. PSG ka bërë një kërkesë zyrtare, siç raporton RMC Sport.
“Do ta shikojmë çfarë do të vendos Deschamps, i cili është jo shumë i dashur për klubet pasi refuzon çdo kërkesë të tyre”- komentojnë mediat sportive në Francë. Më parë ishte Lampard ai që i kërkoi trajnerit të Francës të mos aktivizonte Ngolo Kante. /abcnews.al