VIDEO/ Incidente, penallti të humbura dhe karton të kuq, “dardanët” munden me “hile” në Rumani

schedule23:51 - 12 Shtator, 2023

schedule 23:51 - 12 Shtator, 2023

Pritej një rezultat pozitiv, por mesa duket arbitri kishte diçka tjetër në mendje. Kosova është mundur me rezultatin, 2 me 0, nga Rumania mbrëmjen e sotme, në “Arena Nationala” të Bukureshtit, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Që në fillimin e sfidës filluan dhe incidentet e para, ku në tribunat e stadiumit, tifozët “të shoqëruar” nga një banderolë, “Kosova është Serbi”, shpërthyen në kore raciste ndaj “dardanëve”, duke detyruar arbitrin francez, Willy Delajod, të shtyjë ndeshjen për rreth 1 orë, para se të dyja ekipet të riktheheshin në fushën e blertë.

Menjëherë pas rikthimit në fushën e blertë, kësaj here ishte radha e arbitrit për të “ndëshkuar” Kosovën, ku pas një ndërhyrje të gabuar nga “bomberi”, Vedat Muriqi u tregua i “pafalshëm” ndaj këtij të fundit, duke i treguar menjëherë kartonin e dytë të verdhë, e për rrjedhojë kartonin e kuq, duke e lënë Kosovën, me 10 lojtarë në fushën e blertë.

Me fillimin e pjesës së dytë, duke përfituar dhe nga epërsia numerike, rumunët nisën menjëherë ofensivat e shumta sulmuese, ofensiva të cilët u shpërblyen ku në minutën e 59’, francezi Delajod akordon një penallti të “dyshimtë” për vendasit, penallti që për fatin e mirë të “dardanëve” u prit nga portieri Muric.

Pas kësaj penalltie përballja vijoi të jetë “e nxehtë”, ku faullet nuk munguan nga të dyja skuadra, por ndëshkimet vinin vetëm në “kurriz” të Kosovës, derisa në minutën e 83’-të, kapiteni Nicolae Stanciu gjeti golin e parë të sfidës, duke i dhënë një goditje të fortë, “shpresave” të “dardanëve” për një rezultat pozitiv në Rumani, “shpresa” të cilat u shuan përfundimisht në minutën e 93’-të, ku Valentin Mihaila shënoi dhe golin e 2-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat, mund të themi se Kosova ngel praktikisht jashtë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ndërsa Rumanivijon të mbetet në vendin e 2-të të grupit, me 12 pikë, 2 më pak se Zvicra e vendit të parë dhe 1 më shumë se Izraeli i vendit të 3-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Nicola Stanciu, 1-0:

Goli i Valentin Mihaila, 2-0: