Autori i vrasjes së Angjelin Shkëmbit akoma nuk është kapur, por grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja rreth marrëdhënies së viktimës dhe autorit. Fillimisht u tha zyrtarisht se viktima i kishte 40 mijë euro borxh autorit, por nga hetimet rezulton e kundërta.
Kanë marrë një kthesë të fortë hetimet për ekzekutimin e Angjelin Shkambit, për të cilin policia po kërkon Artan Koçekun.
Ekspertiza ka nxjerrë që 35 vjeçari është vrarë në Stom Golem të Shkodrës, katër orë para se të njoftohej policia. Të shtënat janë dëgjuar në orën 7:00 të mëngjesit, kurse policia mësoi për ngjarjen në orën 11.20.
Burime nga grupi hetimor i thanë ABC News, se viktima Angjelin Shkambi, i cili ishte në arrest shtëpie, ate dite doli rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe vetëm 1 km larg u takua me Koçekun me të cilin kishte lënë takim një natë me parë për t’u sqaruar rreth borxhit.
Por ndryshe nga sa u tha fillimisht nga policia, burimet nga hetimet tregojnë se borxhi prej 40 mijë eurove nuk ishte i viktimës, por i autorit.
Artan Koçeku kishte marrë 7 ditë leje nga Burgu i Peqinit dhe një ditë para se të kthehej vrau pistolete 35 vjecarin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe në mjetin e Angjelin Shkambit nuk është gjetur asnjë mjet dyshues apo armë zjarri, ç’ka shton dyshimin se Artan Koçeku ka qenë i përgatitur për kryerjen e një akti të tillë.
Policia e Shkodrës ka arritur të gjeje gjurmë të Koçekut i cili mësohet se është larguar me një mjet tip fuoristradë në drejtim të Dukagjinit.
Grupi Hetimor po heton edhe pistën e dhënies së lejes nga burgu, dhe procedurat e ndjekura me këtë rast, si dhe mungesën e kontrollit dhe vëzhgimit të vazhdueshem sic e kërkon procedura ndaj një personi me rekorde kriminale siç është Artan Koçeku.
Ai eshte arrestuar nga policia e Shkodrës në mars të vitit 2013-të bashke me persona te tjere per grabitjen e disa karburanteve në Shkodër dhe Lezhë dhe te dyshuar për vendosjen e tritolit të mjetit të efektivit të policisë së Shkodrës, Pavlo Vuksani.
Por Artan Koçeku u dënuan me vendim të Gjykatës së Apelit Shkodër me 8 vite burg për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim, shkatërrim pronës së tjetrit. Kurse tani ndodhet në arrati dhe akuzohet për vrasje me paramendim, dhe armë mbajtje pa leje./abcnews.al