Arrestohet nga policia e Gjirokastrës 35 vjeçari që vrau me sëpatë babain e tij në fshatin Shalës të Memaliajt. Autori vuante nga shëndeti mendor dhe rezulton i dënuar më parë për një plagosje.
3 orë pasi vrau të atin me sëpatë, është kapur nga policia 35-vjeçari Arjan Shahaj nga fshati Shalës i Memaliajt.
Ai u ndalua në Levan të Tepelenës, teksa hipte në fugon, në tentativë për t’u larguar.
Ngjarja ndodhi paradite e së hënës ndërsa të dy ishin duke mbledhur bimë mjekësore pranë shtëpisë.
Sipas të dhënave të para, fillimisht midis tyre ka patur një sherr verbal dhe më pas 35-vjeçari Arjan Shahaj ka qëlluar babanë e tij Iljaz Shahaj, 77 vjeç, me sëpatë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Autori, i cili më parë ka qenë i dënuar me 8 vjet burg për plagosjen e një të riu, rezulton me probleme të shëndetit mendor./ABC News Albania 24/7