VIDEO/ Aston Villa futet në “luftën e Evropës”, Wolves fiton në “shtëpi”, Leeds e Leicester ndahen në “paqe”

schedule22:59 - 25 Prill, 2023

schedule 22:59 - 25 Prill, 2023

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar 3 ndeshjet e para të javës së 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku favoritët nuk kanë zhgënjyer, ndërsa i vetmi barazim ndodhi në “betejën e mbijetesës” mes Leeds United e Leicester.

Në “Villa Park”, të Birminghamit, vendasit e Aston Villa triumfuan me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj miqve të Fulham, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 21’-të, ku pas një krosimi fantastik të kapitenit, John McGinn, qendërmbrojtësi Tyron Mings kërcen më lart se të tjerët duke mposhtur portierin Leno, me një goditje fantastike me kokë.

Në krahun tjetër, në “Molineux Stadium”, “ujqërit” e Wolverhampton mposhtën me rezultatin e pastër 2 me 0, “shqiponjat” e Crystal Palace, ku një gol në secilën pjesë të lojës i mjaftoi vendësve për të sigurar fitoren e radhës. Fillimisht një autogol i Joachim Andersen në minutën e 3’-të të sfidës e më pas një 11-metërsh i ekzekutuar mrekullisht nga Ruben Neves në minutën e 94’-rt mjaftuan për fitoren e vendasve.

Ndërkaq, në “betejën e mbijetesës”, në “Elland Road” gjithçka mbaroi në “paqe” mes Leeds e Leicester, me ekipet që u ndalën në barazimin 1 me 1. Të parët avantazhin e gjetën vendasit, me kolumbianin Luis Sinisterra që mposhti portierin e “dhelprave” në minutën e 20’-të të sfidës. Gjithçka po shkonte drejt rezultatit 1 me 1, por një super goditje e “heroit” të Leicester, Jamie Vardy barazoi gjithçka në minutën e 80’-të të sfidës.

Me këto rezultate Leeds e Leicester mbajnë të pandryshuar pozitat e tyre në renditjen e Premier League, me “dhelprat” që gjenden në vendin e 17-të me 29 pikë, 1 vend e 1 pikë më pak se Leeds që gjenden në vendin e 16-të me 30 pikë. Wolves barazon 37 pikët e Crystal Palace, por sërish renditen pas tyre, me “ujqërit” që ndodhen në vendin e 13-të, ndërsa “shqiponjat” në të 12-tin. Ndërkaq, Fulham pozicionohet në vendin e 9-të me 45 pikë, ndërsa Aston Villa aktualisht renditet në vendin e 5-të, me 54 pikë, por ka më shumë ndeshje se Tottenham, Liverpool e Brighton, kundërshtarë të cilët renditen direkt pas djemve të Unai Emery. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Aston Villa 1-0 Fulham 

Leeds United 1-1 Leicester

Wolverhampton 2-0 Crystal Palace