Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti, Premier mbetet një “ëndërr” / Lojtari i Kombëtares mund të largohet nga elita e Anglisë

schedule12:23 - 24 Gusht, 2026

schedule 12:23 - 24 Gusht, 2026

U duk se e preku qiellin me dorë. Në të vërtetë kjo ndodhi, sepse Anis Mehmeti u ngjit në Premier Ligën angleze, madje në mënyrë tepër të merituar, si protagonist, veçse e ardhmja nuk duket e qartë.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Ispuiç Taunit në edicionin e kaluar në Championship, u la në stol nga trajneri I tij Geri O’Nill, në javën e parë të kampionatit kundër Sandërlendit.

Përse?



Njëra nga arsyet zbulohet nga mediat e qytetit të Ipsuiçit, e cila shkruan se Mehmeti kërkohet nga Derbi Kaunti në kategorinë e dytë. Pra, aty ku shkëlqeu me Bristol Sitin dhe ekipin e tij të tanishëm.

Nuk jepen shifra dhe as nëse ka bisedime, por lënia në stol flet vetë. Jo vetëm kaq, por për shqiptarin e lindur në Angli, interesohen edhe disa klube të tjera nga Championshipi, mes të cilëve Rekshëm dhe Shefild Uensdi.

Trajneri O’Nill tha pas ndeshjes se 25-vjeçari do ta ketë shansin e tij gjatë sezonit, ndonëse këtë herë u detyrua ta linte të pakënaqur. Ipsuiçi ka shumë alternativa në sulm, e ndoshta Mehmeti do ta ketë më të vështirë këtë edicion. Edicionin e kaluar, ai pati 10 gola e 8 asistë duke qenë ndër lojtarët më të mirë të kategorisë së dytë angleze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!