Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me një ngjarje në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, ku u raportia se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se rreth orës 16:20, në këtë aks janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç.
Fatmirësisht, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.
Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.