Ish-futbollisti Dimitar Berbatov ka këshilluar Manchester United që të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Jude Bellingham.
Mesfushori 19-vjeçar i Borussia Dortmundit ka të ngjarë të ndryshojë klub këtë verë. Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid mbeten pretendentët kryesorë për lojtarin anglez.
“Manchester United duhet ta marrë atë dhe ata duhet të veprojnë menjëherë. Është vetëm 19 vjeç, e ka gjithë karrierën përpara. Do të doja shumë që transferimi i radhës i Bellingham të ishte te Manchester United. Për mendimin tim, klubi është thjesht i detyruar ta realizojë këtë transferim, nëse krijohet një mundësi e tillë”, tha Berbatov për mediat angleze. /G.D abcnews.al/