Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arratis t’i shpëtojë talibanëve, desh vdiq në Shëngjin

schedule16:33 - 10 Mars, 2023

schedule 16:33 - 10 Mars, 2023

Ndonëse u arratis nga vendlindja për t’i shpëtuar talibanëve në kërkim të një jetë më të mirë, por sot e rrezikoi atë në Shëngjin.

Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron. 7 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!