Ministria e Jashtme e Iranit thirri sot ambasadorin britanik në Teheran Simon Shercliff, pas deklaratës së këtij të fundit se Irani po furnizon me dronë Rusinë.
Ai tha se Irani hedh poshtë akuzat e Mbretërisë së Bashkuar për furnizimin e Rusisë me dronë në luftën kundër Ukrainës, duke theksuar se arsyeja pas zgjatjes së konfliktit është eksporti në Ukrainë i armëve nga Britania dhe aleatët e saj.
“Teherani ka të drejtë të marrë masa reciproke kundër Londrës”, tha ministria e jashme në një deklaratë.
/abcnews.al