Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur frikën se lufta në Ukrainë mund të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike, sipas mediave të huaja.
“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të shndërrohet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”, tha Stoltenberg.
“Prandaj është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Europës, duke shkaktuar një luftë të vërtetë në Europë”.
/abcnews.al