Opozita është e bindur se zgjedhje në 30 Qershor nuk do të ketë. Nga Korça e Devolli, ku u takua me qytetarët, Lulzim Basha përsëriti se vendit i duhet qeveri tranzitore.
Fushata e partisë Demokratike është përqendruar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi të tjera zgjedhje nuk do ketë garanton kryedemokrati Lulzim Basha.
Nga Korça në Devoll, kryetari i Partisë Demokratike përsërit se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës.
“Është vetëm fillimi. Me largimin e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, krijohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”.
Për Lulzim Bashën mazhoranca e vërtetë politike morale dhe numerike e Shqipërisë është Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Ditën e mbylli me një surprizë siç e quan ai pritjen që i bën elbasanasit në kthim./ABC News Albania 24/7