Situata paraqitet mjaft e rënduar në Novoselë. Prurjet e lumit Vjosë vijojnë të jenë mjaft të mëdha ndërsa banesat janë nën ujë gati 2 metra. Deri tani janë evakuar 36 familje në fshatin Fermë dhe Fitore, ndërsa në ndihmë të banorëve janë angazhuar edhe forca të ushtrisë.
Hyrja drejt fshatrave është bllokuar totalisht. Shtabi i emergjencave konfirmon se situata mbetet kritike për shkak të sasisë së lartë të prurjeve. Niveli i Vjosës rritet me 10 cm për çdo orë. Zona e Novoselës dhe fshatrave mbetet pa energji elektrike. Ndërsa në Delvinë është shembur një urë që të lidh me fshatin Vanë. Mësohet se një shofer ka rrezikuar jetën, pasi nuk e kuptoi që ura ishte dëmtuar. Ndërkohë që disa persona të sëmurë kërkojnë ndihmë shëndetësore në këtë fshat. Një tjetër urë në lumin Kalasë raportohet se është dëmtuar./abcnews.al
https://youtu.be/GhVPLN64rAE
https://youtu.be/6ki215SXO-E