GJIROKASTËR- Humb jetën Beqir Devolli, personi që ndodhej në automjetin “Mercedez Benz”, i cili shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë godinës së drejtorisë vendore të Policisë Gjirokastër.
Devolli ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm rrugës për në Tiranë teksa po transportohej për tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë që Rigers Mela personi tjetër që ndodhej në mjet është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur mbi ngjarjen deri në këto momente policia e Gjirokastrës ende nuk ka një version zyrtar se kush la qenë shkaku i shpërthimit, (dyshohet lëndë eksplozivi) ndërkohë që gjatë orëve të para të mëngjesit ka mbërritur edhe një grup specialistësh nga Tirana, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes që tronditi banorët dhe kalimtarët në lagjen 18 shtatori./abcnews.al


