Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabiti një banesë në fshatin Kaninë/ Vlorë, vihet në pranga 29-vjeçari

schedule13:32 - 7 Tetor, 2026

schedule 13:32 - 7 Tetor, 2026

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa hetimet kanë zbardhur edhe një vjedhje të ndodhur në një banesë në fshatin Kaninë.

Operacioni, i koduar “Results”, u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, ndërsa dyshohet gjithashtu se është autor i vjedhjes së një banese, të ndodhur më 2 tetor 2026, në fshatin Kaninë.



Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën 29-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!