Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë në Kamëz, pasi po transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e saj.
Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga i riu, policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, automjetin dhe një celular.
Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, u zbulua një armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një bllok shënimesh, ku dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash, ndërsa ndaj 29-vjeçarit ka nisur hetimi pasuror.
I riu, i dënuar më parë për trafikimin e mjeteve motorike, do të hetohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


