Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë gjatë nates zonën pranë fshatin Bestrovë, duke krijuar një situatë emergjente në zonë.
Tre vatra zjarri janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë, duke u përhapur me shpejtësi në terren.
Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe rrënjë ullinjsh, duke shkaktuar dëme në zonën e prekur.
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forcat në terren kanë punuar për disa orë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera./abcnews.al


