Rusia ka shkeluar aktin themelues të NATO-s me pushtimin e saj në Ukrainë, sipas Jens Stoltenberg. Sipas kushteve të aktit themelues, të nënshkruar në Paris në maj 1997, marrëveshja nënkuptonte ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në zonën euro-atlantike, sipas BBC.
Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se marrëveshja e vitit 1997 nuk kufizon aftësinë e NATO-s për të rritur praninë e saj në Europën Lindore.
Aleanca ushtarake është zotuar të mbrojë territorin e të gjithë anëtarëve të saj, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon në muajin e katërt.
/abcnews.al