Do të mësohen sot finalet e Kupës së Shqipërisë, pasi të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit. Në orën 14:45 Laçi synon të mbrojë fitoren e parë, të arritur në Durrës kundër Teutës me rezultatin 2-1.
Kurbinasve u mjafton një barazim për të shkuar në finale, kurse durrsakët nuk dorëzohen. Fitorja në kampionat kundër Laçit u jep besim se mund t’ia dalin dhe në fushë pritet të jetë një ndeshje e fortë.
Gjysmëfinalja tjetër që do të zhvillohet në Shkodër është më e hapur. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-0 në “Elbasan” dhe Vllaznia e Partizani do të kenë një betejë në fushë.
Shkodranët janë të karikuar, sidomos pas atij goli të Aralicës që u anulua në fund të takimit të parë me VAR. / abcnews.al