Superiorja mbyll sot me Dinamo-Kastrioti javën e 28-të, ndërkohë që të mërkurën janë programuar dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.
FSHF ka përcaktuar oraret përmes Sektorit të Garave dhe dueli i parë i së mërkurës është ai mes Laçit dhe Teutës.
Kurbinasit i presin durrsakët në shtëpi dhe kjo ndeshje nis prej orës 14:45. Skuadra e Shpëtim Duros ka në favor fitoren në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, me rezultatin 2-1.
Takimi tjetër, Vllaznia-Partizani, zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 17:45. Dueli i parë në Elbasan ka përfunduar 0-0 dhe për ta shkuar në finale të dyja skuadrat duhet të fitojnë. / abcnews.al