Newscastle është klubi i cili kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, teksa i kanë vënë syrin edhe sulmuesit të Aston Villës.
Bëhet fjalë për Philipe Coutinho, i cili është i huazuar nga Barcelona te Aston Villa gjatë merkatës së janarit.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Newcastle është gati të rrëmbejë ofertën e Aston Villas për të nënshkruar përgjithmonë me Coutinhon këtë verë.
Newcastle, me pronarët e tyre të rinj nga Arabia Saudite nuk do ta kishte problem ta mbulonte pagën dhe çmimin e transferimit. /f.a/abcnews.al