Të paktën 2.500 njerëz kanë vdekur në qytetin port jugor të Mariupolit, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse me 24 shkurt.
Numri i viktimave u konfirmua nga këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych këtë mëngjes, raporton Skynews.
Arestovych akuzoi Rusinë për pengimin e ndihmave humanitare në Mariupol.
Ndërsa ekziston frika se furnizimet me ushqime po mbarojnë në portin e Detit të Zi, me Kryqin e Kuq duke thënë se “koha po mbaron” për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në Mariupol./abcnews.al/