Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv.
Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.
Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta.
18:36- Mbyllen bisedimet me Rusinë, Ukraina: Kemi një marrëveshje
Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve – me armëpushim të mundshëm të përkohshëm, shkruan Sky News.
Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.
Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.
Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.
Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.
18:30- Putin: Operacioni i Rusisë po shkon “sipas planit”
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “operacioni i tij special ushtarak” – i njohur ndryshe si pushtimi i Rusisë në Ukrainë – “po shkon sipas planit”.
Pretendimi i tij vjen pavarësisht nga shumë analistë që sugjerojnë se pushtimi deri më tani nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar.
Në një fjalim televiziv, Putin akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore” – por ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do të “shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar nga Perëndimi.
17:38- Zelensky flet para kombit: NATO të na dërgojë avionë. Fton Putinin për bisedime
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni avionë,” tha ai. “Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai, raporton BBC.
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.
Zelensky i ka bërë thirrje gjithashtu Putinit për bisedime. Sipas tij bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën”.
“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë,” tha ai.
“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.
16:35- Zbardhet biseda e ashpër, Putin i tha Macronit se do të vazhdojë luftën në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe që zhvilluan sot, u tha gazetarëve në një burim i Pallatit Élysée.
“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe për të shkuar deri në fund”, sipas burimit të Elysée, raporton CNN.
“Telefonata i lejoi Presidentit të Republikës t’i kthehej mosmarrëveshjeve që kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’i tregonte të vërtetën Presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë,” vazhdoi burimi.
Të dy palët ranë dakord të mbanin derën e dialogut të hapur, sipas rusëve dhe francezëve. Sipas burimit të Elysée, Putin gjithashtu mohoi të kishte bombarduar Kievin dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, por sipas tij është faji i Ukrainës.
Në përgjigje, Macron e paralajmëroi Putinin se po bën një gabim të madh, sipas burimit.
16:17 – Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi, kushtet në “tavolinë”
Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë Ukrainës fpo zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha në Bjellorusi.
Një videoklip i shkurtër tregoi delegacionin ukrainas duke hyrë në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy skuadrat shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.
Start talking to Russian representatives. The key issues on the agenda:
1. Immediate ceasefire
2. Armistice
3. Humanitarian corridors for the evacuation of civilians from destroyed or constantly shelled villages/cities. pic.twitter.com/Pv0ISNjsod— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak gjithashtu shkroi në Twitter: “Filloni të flisni me përfaqësuesit rusë.
15:35-Pas përplasjes me Putin, Macron telefonon presidentin e Ukrainës, zbardhen bisedat
Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me liderët e Rusisë dhe Ukrainës ditën e sotme. Macron thuhet se foli me Vladimir Putinin për rreth 90 minuta këtë mëngjes, përpara se t’i bënte një telefonatë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Sipas zyrtarëve, Putin i tha Macron-it se do të vazhdonte me operacionet e tij ushtarake nëse Ukraina nuk pranonte neutralitetin dhe të shtynte negociatat e paqe.
15:55 – Pse Zelenskyy falënderoi për mbështetjen e tij Princin William, por jo vëllain e tij, Harry
Teksa Ukraina ndodhet në pushtimin rus, shumë personazhe publike kanë shprehur mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe qytetarët e vendit të tij. Dy nga këta njerëz ishin Princi William dhe Kate Middleton, të cilët ndanë mendimet e tyre në rrjetet sociale të shtunën dhe Zelenskyy i falënderoi ata që qëndruan pranë Ukrainës.
In October 2020 we had the privilege to meet President Zelenskyy and the First Lady to learn of their hope and optimism for Ukraine’s future.
Today we stand with the President and all of Ukraine’s people as they bravely fight for that future ?? W & C
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) February 26, 2022
Cambridges shkruante: “Në tetor 2020 patëm nderin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë të vendit për të mësuar përmes shpresës dhe optimizmit të tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë me guxim për këtë të ardhme.”
15:25- Konflikti Ukrainë-Rusi, epoka e një lufte të re ekonomike
Pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë aksioni më i madh ushtarak në Europë që nga viti 1945. Gjithashtu shënon një epokë të re të luftës ekonomike që mund të copëtojë më tej ekonominë botërore. Masat që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë janë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar kaos në ekonominë e saj prej 1.6 trilion dollarësh dhe kanë shtyrë presidentin, Vladimir Putin, të kërcënojë se do të përdorë armët bërthamore, raporton abcnews.al.
14:59-Nuk po merr dot Kievin, Putin nis hakmarrjen me popullsinë civile
Tentativat për të marrë Kievin prej ditësh po rezultojnë të dështuara për Vladimir Putin, teksa në 24 shkurt urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë që planet nuk po i shkojnë siç mund t’i kishte planifikuar pasi u përballur me rezistencën e fortë të ukrainasve, presidenti autokrat rus nuk po kursen as civilët.
Së fundmi raketat ruse kanë goditur një godinë banimi në Borodyanka, shumë pranë Kievit. Me qindra viktima civile janë raportuar që prej fillimit të pushtimit në Ukrainë.
14:41-Putin i prerë ndaj Macron: Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë
Zbardhen detaje nga biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Putin i tha Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi dhe statusi neutral i saj – do të arrihen në çdo rast. Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte që Moska të shtonte më shumë listën e kërkesave, raporton financialpost.
14:39-Fundoset anija e një shteti të NATO-s në ujërat e Ukrainës
Një anije transporti me flamur të Estonisë është fundosur në ujërat e Ukrainës pak minuta më parë pasi dyshohet se ra në mina detare. Anija “Helt” ishte përballë brigjeve të Ukrainës, kur u dëgjua një shpërthim dhe më pas u fundos. Mësohet se katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.
14:35-Ministri i Jashtëm: Rusia mund t’i sulmojë territoret e veta me raketa për të fajësuar Ukrainën
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia ka vendosur disa sisteme raketore në një fshat kufitar me Ukrainën të drejtuara kah territori rus. Sipas kryediplomatit ukrainas, ekziston mundësia që Rusia të sulmojë territoret e veta për ta akuzuar Ukrainën. “Raporte shqetësuese: Rusët mund të kenë drejtuar sisteme të shumta lëshimi raketash në fshatin kufitar rus Popovka drejt territorit të tyre. Duke ditur natyrën barbare të veprimeve ruse, kemi frikë se mund të përgatitet një operacion i rremë për të akuzuar Ukrainën”, ka shkruar ai.
14:29-Raundi i dytë i bisedimeve, Ukraina kërkon krijimin e korridoreve humanitare
Raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse pritet të fillojë gjatë orëve të ardhshme në Bjellorusi, shkruan BBC Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare, në mënyrë që civilët të largohen nga zonat e goditura nga konflikti, sipas Davyd Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas. Ai publikoi një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.
Një gazetare e huaj e medias “DW” ka vënë me shpatulla pas murit, ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp, e cila u zhvillua online ditën e sotme.
Teksa po fliste për situatën e konfliktit Rusi-Ukrainë, gazetarja i bën Lavrovit pyetjen bombastike. Ajo e pyeti se si e bën gjumin ministri me kaq shumë gjak fëmijësh dhe të moshuarish që po derdhet në Ukrainë.
14:12-Lufta në Ukrainë, Japonia sanksionon oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë
Kryeministri japonez Fumio Kishida ka sanksionuar oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë, duke përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, shkruan CNN Në një konferencë për shtyp të enjten, Kishida tha se Japonia do të ngrijë asetet e oligarkëve, pas vendimit të së dielës për të ngrirë asetet e presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kryesorë të qeverisë. Japonia do të ndalojë gjithashtu transaksionet financiare në shtatë banka të mëdha ruse.
14:05 – Deputeti rus: Planifikuam pushtimin e Ukrainës para një viti
Sipas një deputeti rus, Moska planifikoi pushtimin e Ukrainës 12 muaj më parë, shkruan BBC
“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht,” tha anëtari i Dumës, Rifat Shaykhutdinov për televizionin Channel One. ”
Ne filluam përgatitjet për pushtimin e Ukrainës një vit më parë, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe gjithashtu e kishim paralajmëruar paraprakisht Ukrainën,” tha ai.
Ai madje tha se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte Ukrainën.
“Pavarësisht të gjithave, ne po mbrojmë qytetarët tanë atje,” përfundoi deputeti.
14:01 – Shkatërrohet “ëndrra” e Ukrainës
Luftimet ishin të ashpra në aeroportin e Hostomelit në dy ditët e para të sulmit rus ndaj Ukrainëë duke lënë shumë të vdekur dhe miliona dollar humbje ushtarake nga të dyja palët. Por, krahas dëmeve në ushtri duket se është shkatërruar avioni më i madh i transportit në botë, ai “Antonov 225”.
Ai ishte i vetmi avion i këtyre përmasave i prodhuar nga kompania “Antonov” dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik i kaloi Ukrainës.
Aeroporti i Hostomelit ishte edhe “shtëpia” e këtij avioni, i cili tashmë është i shkatërruar, ndërsa zona ndodhet nën kontrollin rus.
Destroyed Russian equipment on the ground in Hostomel airport pic.twitter.com/58wQdQI5Au https://t.co/22DXVHFv89 via @SputnikATO #Ukraine
— Liveuamap (@Liveuamap) March 3, 2022
Mriya – You will always be remembered! We pay tribute to the world’s largest transporter!
Ky avion mbante edhe emrin “Mriya” krahas atij zyrtar, i cili do të thotë “Ëndrra”. Më herët, presidenti Zelensky tha se ata mund të shkatërronin aeroportet dhe avionët e ukrainës, por asnjëherë ëndrrën për liri duke dhënë një mesazh përmes këtij avioni.
Ukraine’s Minister of Foreign Affairs confirming the news the world’s largest cargo aircraft, the Antonov #AN225, has been destroyed at Hostomel Airport outside Kyiv.
Video by @flyrosta pic.twitter.com/y48XMNQCaO
— Sam Chui (@SamChuiPhotos) February 27, 2022
13:30 –Ukrainasit vrasin Gjeneralin e “Spetsnazëve” rusë, shokët e vajtojnë
Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas mediave duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.
Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vrarë dje pasdite.
! Ukrainian armed forces announced that they have killed maj. gen. Andrey Sukhovetskiy, a Spetsnaz commander and deputy chief of the 41 Army in Novosibirsk. This appears confirmed by a spokesperson of the Russian Paratroopers Union. If confirmed, major demotivator for RU.
— Christo Grozev (@christogrozev) March 3, 2022
Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.
Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Tëitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se ky ishte një demotivim i madh për forcat ruse.
13:21 – Delegacioni i Ukrainës publikon foto nga helikopteri, sot takimi i dytë me palën e Putin
Grupi ukrainas është nisur për të shkuar në vendin e takimit me palën ruse në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.
Lajmin e bën me dije Mikhail Podolyak, anëtar i delegacionit ukrainas, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky i cili ka publikuar pamje nga helikopteri.
“Negociatat me Rusinë. Tashmë në helikopterë. Do të fillojmë pas disa orësh” , shkroi në Twitter ai.
Përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia, tha se gjatë negociatave me Rusinë, pala ukrainase synon të diskutojë korridoret humanitare.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se nëse do kishte Luftë të III Botërore, do të ishte luftë bërthamore. “Nëse Perëndimi na sulmon, ta mendojnë me kujdes”.
12:59 – Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus
Pas Gjermanisë, Franca ka sekuestruar jahtin luksoz të oligarkut rus, Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin rus në Ukrainë.
Sechin është kreu i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Setsin, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
Agjentët doganorë kapën anijen brenda natës pasi Sechin u identifikua si aksioner kryesor i kompanisë, tha ministria franceze e financave. Jahti kishte mbërritur në portin La Ciotat, Marseille, në janar për riparime.
Gjithashtu autoritetet franceze kapën një tjetër anije tregtare në portin e Loire, e cila gjithashtu lidhet me interesat ruse./abcnews.al/.
12:45 – Lufta Ukrainë-Rusi, si ndryshoi bota në një javë
Pushtimi i Vladimir Putin nuk ka shkaktuar thjesht një rezistencë mes ukrainasve që po frymëzon botën, po ka shkaktuar një sërë ndryshimesh gjeopolitike. Në një javë, jeta brenda kufijve të Ukrainës është përmbysur, por sulmi brutal i presidentit rus Vladimir Putin të enjten e kaluar ka bërë jehonë gjithashtu në mbarë globin, duke zhvendosur historinë në një tjetër drejtim dhe duke ndryshuar marrëdhëniet 75-vjeçare me disa nga vendet më të fuqishme dhe më të pasura të botës.
Vetëm ditë më parë, Rusia u cilësua nga Uashington, DC dhe kryeqytetet e mëdha europiane si një fuqi e zymtë dhe revizioniste, e udhëhequr nga një president i pakënaqur me pocizionin e vendit të tij në botë, por që në fund zgjodhi pragmatizmin dhe oportunizmin.
12:44 – Lufta Ukrainë-Rusi në Detin e Zi, goditet me raketë anija e një shteti tjetër, humb jetën një person
Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas Olvia të Detit të Zi, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, shkruan The Guardian.
“Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp.
12:35 –Ukrainasit rimarrin qytetin kyç për mbrojtjen e Kievit: I shporrëm rusët
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi pak më parë se kanë kaluar në sulm ndaj rusëve në disa qytete të vendit me qëllim largimin e forcave pushtuese. Më herët, rusët deklaruan se kishin marrë qytetin e parë të madh të Ukrainës, pikërisht Kherson duke i impotuar qytetarëve edhe rregullat e reja të jetesës atje.
Lufta vijon e ashpër në frontin e jugut, ku rusët duket se kanë avancuar më shumë, ndërsa sipas inteligjencës amerikane dhe britanike kanë ngecur në very dhe lindje duke pësuar humbje të mëdha.
12:05 – ”Pa ujë, pa drita”, rusët bllokojnë qytetin ukrainas. Po shterojnë ushqimet
Autoritete në Mariupol kanë akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm të infrastrukturës të qytetit jugor të Ukrainës, për të ushtruar presion mbi banorët e vendit.
“Përsëri jemi pa drita, pa ujë, pa ngrohje”, thanë zyrtarët lokalë të qytetit, shkruan BBC.
“Po shterojnë furnizimet ushqimore, pasi rusët kanë vendosur bllokada në pikat hyrëse të qytetit”, thonë zyrtarët.
Në Rusi vijojnë protestat e qytetarëve të cilët janë kundër luftës në Ukrainë të nisur prej një jave.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të arrestuarve që kanë dalë në protestë kundër luftës, është dhe e moshuara Yelena Osipovan, një nga të mbijetuarit e rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Russia police detained a well-known survivor of the Siege of Leningrad Yelena Osipova at an anti-war protest pic.twitter.com/bJ8cw6T85C
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) March 2, 2022
Ajo po protestonte në Shën Petersburg të mërkurën kundër luftës në Ukrainë, duke i mbajtur dy pankarta në duar.
11:23 –Rusia kërcënon njerëzimin: Mos guxoni, lufta e Tretë do të jetë bërthamore
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për mundësinë e një “Lufte të Tretë” e që sipas Lavrovit do të ishte një luftë nukleare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Këto komente Lavrov i ka bërë gjatë një konference për media ku edhe ka komentuar deklaratat e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për sanksionet kundër Rusisë.“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen,”, ka thënë Lavrov.
11:17 – FOTOLAJM/ Si duket një tank rus pa “kokë”?
Ushtria ukrainase deklaroi se ka vrarë deri më tani rreth 9 000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës një javë më parë, ndërsa theksohet se janë shkatërruar mbi 1 mijë mjete të blinduara dhe 217 tanke.
Ukrainasit janë duke bërë edhe një luftë tjetër ndaj rusëve krahas asaj në terren dhe diplomacisë, e cila ka të bëjë me shpërndarjen në rrjetet sociale të dëmeve që kanë pësuar rusët gjatë këtyre ditëve atje.
10:52 – Nga lufta bërthamore te eliminimi i Putinit, 4 skenarët se si mund të përfundojë lufta e Ukrainës
Nga Barry Pavel, Peter Engelke & Jeffrey Cimmino “Atlantic Council”
Pushtimi i Ukrainës nga trupat ruse, ka shkaktuar krizën më të keqe të sigurisë në Evropë ndër dekada. Por teksa shumica e analizave fokusohen me të drejtë në situatën aktuale, është po aq e rëndësishme të parashikohen trajektoret dhe rezultatet e shumta të mundshme të kësaj lufte. Ndonëse situata në Ukrainë ndryshon nga momenti në moment, skenarët e përshkruar këtu ofrojnë 4 skenarë të besueshëm se si mund të përfundojë ky konflikt.
Skenari nr.1: Ukraina reziston, dhe Putini nis të tërhiqet me turp
E përforcuar nga ndihma ushtarake e dhënë nga vendet anëtare të NATO-s, rezistenca ushtarake dhe civile e Ukrainës kapërcen çdo lloj parashikimi fillestar dhe arrin të ndalë përparimin e ushtrisë ruse, duke e penguar Vladimir Putin të rrëzojë qeverinë demokratike të Kievit dhe të vendosë atje një regjim kukull.
10:46 – Lufta në Ukrainë, banorët: Kemi nevojë për ushqim dhe ndihma mjekësore
Sot është dita e 8 e luftimeve në Ukrainë. Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv, shkruan BBC
Ndërkohë situata në një tjetër qytet vazhdon të përkeqësohet. Forcat ruse kanë përparuar në Kherson, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ushqime dhe ndihma mjekësore. Një banor ka hapur një qendër vullnetare për të ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe.
Ai tha se furnizimet me ushqime janë të pamjaftueshme dhe ka shumë civilë të plagosur që kanë nevoje të marrin mjekim jashtë vendit.
10:44-Po pushtojnë një vend të lirë, por Lavrov mendon se Amerika po vepron njësoj si Hitleri
Ministri i Jashtëm rus Lavrov e krahasoi SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, gjatë konferencës për shtyp mbi luftën me Ukrainën.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menaxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.
10:37- Putin s’ndal bombardimet, Zelensky: U kemi mbijetuar dy luftërave botërore, ne nuk thyhemi
10:33- Ukraina: Kemi marrë ndihma ushtarake nga 19 vende
Sipas një njoftimi të ministrisë së punëve të jashtme të Ukrainës, aktualisht janë 19 vende të cilat po ndihmojnë vendin me ndihma ushtarake, shkruan Ukrinform.
Ndihmat përfshijnë, armë, municione dhe karburant.
“Nëntëmbëdhjetë vende ka kanë dërguar rregullisht armë, municione, pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore dhe karburant për nevojat e ushtrisë ukrainase”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
10:22 – Ukraina rrëzon një avion ushtarak rus
Forcat ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar një avion ushtarak rus Su-30 mbi Irpin afër Kievit, sipas një mesazhi të postuar në Facebook nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny, shkruan ukrinform
“Sapo kemi rrëzuar një avion rus Su-30 mbi Irpin. Sitemi i mbrojtjes ajrore funksionoi në mënyrë perfekte!” thuhet në deklaratë.
Gjatë natës, janë dëgjuar 4 shpërthime të sulmeve ruse në Kiev, ndërkohë sipas një deklaratë të presidentit Zelenskyt, 9 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë një javë.
10:18 – Lufta në Ukrainë, ministri francez: Më e keqja nuk ka ardhur akoma
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Kam frikë logjikën e rrethimit me të cilën janë mësuar rusët, paralajmëroi ministri i Jashtëm francez, duke kujtuar ngjarjet në Siri dhe Çeçeni në të kaluarën.
Lufta ka lënë qindra të vdekur edhe nga ana e Rusisë, tha Lendrian, duke shtuar se dëshira kryesore e Putinit është që Rusia të mos kufizohet me vende demokratike, sepse kjo mund të ketë pasoja brenda Rusisë.
10:11 – Letonia mirëpret diplomatët ukrainas që u larguan nga Moska
Diplomatët ukrainas që janë larguar nga Moska kanë mbërritur në Letoni gjatë mbrëmjes, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm, shkruan The Guardian
“Diplomatët ukrainas që u larguan nga Moska dhe kaluan kufirin letonezo-rus mbrëmë, kanë mbërritur tashmë në Letoni”, shkroi ministri Edgars Rinkevics në Twitter.
Letonia tha të shtunën se do të strehonte diplomatët pas kërkesës së tyre për ndihmë. Ndërkohë, Hungaria ka evakuuar 32 persona nga ambasada e saj në Kiev, duke përfshirë disa punonjës të ambasadës hungareze, dy gazetarë, 10 shtetas të Afrikës së Jugut dhe 10 shtetas nigerianë, tha të enjten Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto.
10:00 – Gjermania dërgon 2700 raketa kundërajrore në Ukrainë
Ministria gjermane e Financave ka miratuar vendosjen e 2700 raketave kundërajrore në ushtrinë ukrainase, pas pushtimit rus.
Bëhet fjalë për raketat Strela të prodhimit sovjetik. Qeveria e kancelarit Olaf Soltz tani ka vendosur të ndryshojë politikën e embargos së armëve të Berlinit, e cila ka qenë në fuqi prej vitesh, për të lejuar dërgesat direkte të armëve në Ukrainë pas pushtimit ushtarak rus.
Ministria Gjermane e Mbrojtjes është duke studiuar ditët e fundit se me çfarë lloj armësh të tjera mund të furnizojnë Kievin në të ardhmen e afërt.
Për vite me radhë qeveria gjermane refuzoi të miratonte eksportet e armëve në zonat e luftës ose të lejonte palët e treta që t’u dërgonin atyre armë të prodhimit gjerman.
Në të njëjtën kohë, Spanja do të dërgojë një ngarkesë armësh dhe municionesh sulmuese në Ukrainë nesër, të premten, duke përfshirë raketahedhës dhe armë automatike, tha ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles.
09:52 – Ministria e Arsimit në Rusi: Nxënësit do të mësojnë pse është e “domosdoshme” lufta në Ukrainë
Ministria e Arsimit në Rusi ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t’u jepet mësim “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.
BBC shkruan se udhëzimi do të transmetohet në orën 12:00 me orën e Moskës, të enjten.
Shikuesit do të mësojnë për atë që ministria ruse e quan “rreziku që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve në Donetsk dhe Luhansk.
Një deklaratë në faqen e saj në Facebook, ministria tha se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot“.
09:51 – Frikë nga lufta, Franca u kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia
Qeveria franceze u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga Rusia për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, nëse qendrimiin tyre atje nuk është i nevojshëm.
Më herët Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi qytetarët të evitojnë çdo udhëtim drejt Rusisë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë gjithashtu të njëjtën këshillë për qytetarët amerikanë.
Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës. Një autokolonë me mjete ushtarake ruse është parë pranë.
Kievit, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes. Bombardime janë regjistruar sërish në Kharkiv. Edhe qyteti port Mariupol në jug është bombarduar, dyshohet se kanë humbur jetën shumë civilë.
Megjithatë, ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet ende në duart e tyre. Për herë të parë Moska pranon humbje të mëdha nga lufta me Ukrainën.
Kremlini thotë se 498 ushtarë janë vrarë dhe 1597 të tjerë janë plagosur. Ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky pretendon se ky numër është shumë më i madh, rreth 9000 rusë të vrarë në një javë. Sakaq sot pritet takimi i dytë i delegacioneve ruse dhe ukrainase.
09:45 – Sulm ajror ndaj depos së naftës në qytetin verior të Ukrainës
Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës është goditur nga granatimet gjatë një sulmi ajror sot mëngjes. Këtë lajm e ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.
Imazhet nga Chernihiv tregojnë re tymi të zeza, zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës në vendngjarje.
Rusia po tregohet e pamëshirshme në ditën e 8 të luftës.
09:33 – Anglia njofton sanksione të tjera kundër Rusisë
Sot është dita e tetë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Qeveria britanike ka njoftuar këtë mëngjes një raund shtesë sanksionesh në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, shkruan skynews.
Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
09:30 – Ushtarët rusë plaçkisin dyqanet dhe bankat në Ukrainë, dalin pamjet
Ushtarët rusë janë parë duke plaçkitur dyqane dhe banka, në disa qytete ukrainase.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara në mediat sociale, kanë shfaqur trupat e Rusisë duke vjedhur ushqim dhe duke u përpjekur për të vjedhur një kasafortë.
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtarëve pushtues rusë po iu mbarojnë furnizimet me karburante, dhe se ata janë dërguar në Ukrainë me shujta për vetëm tri ditë, ndonëse një pohim i tillë nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
09:23 – Kryebashkiaku i qytetit ukrainas: Nuk po marrim dot të plagosurit nga rruga, ka shumë sulme
Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi në Ukrainë vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.
Nëpërmjet një video mesazhi kryebashkiaku i qytetit thotë se autoritete ukrainase e kanë të pamundur të marrin qytetarët e plagosur që ndodhen në rrugë apo në banesat e tyre, për ti dhënë ndihmë, pasi shpërthimet janë të njëpasnjëshme.
“Nuk po marrim dot të plagosurit, as nga rrugët, as nga banesat, pasi sukmet me granata nuk kanë të ndalur”, tha kryebashkiaku, shkruan BBC. Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridorit të gjelbër”.
Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ushtria do të ndërmarrë “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.
09:18 – Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë 9000 ushtarë rusë, shkatërruam mbi 200 tanke
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut rus. Deri më tani sipas përditësimit kanë vrarë 9000 ushtarë.
Bilanci;
Humbjet totale luftarake të armikut nga 24.02 deri në 03.03 ishin afërsisht:
- personel / rreth 9000 persona
- tanke – 217
- automjete të blinduara luftarake / APV – 900 njësi
- sistemet e artilerisë – 90
- MLRS – 42
- sistemet e luftës kundërajrore – 11,
- aeroplan – 30 njësi (informacioni do të specifikohet),
- helikopterë – 31 njësi (informacioni do të specifikohet);
- teknologjia e automobilave / automjetet – 374,
- skafe të lehta – 2 njësi,
- rezervuarët e karburantit – 60,
- Niveli operativ-taktik UAV / Niveli operacional-taktik UAV – 3,
- Të dhënat po përditësohen. Llogaritja është e ndërlikuar nga intensiteti i lartë i armiqësive
Numri i mjeteve ushtarake që janë shkatërruar nga forcat ukrainase do të mjaftonte për të armatosur ushtritë e disa vendeve, sipas një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes Oleksij Reznikov në fjalimin e tij drejtuar kombit, sipas Ukrinform.
“Ushtria jonë ka shkatërruar tashmë mijëra mjete ushtarake ruse aq sa do të mjaftonin për të armatosur ushtritë e disa vendeve. Parashutistët, këmbësoria dhe artileria, të gjitha po na dëshmojnë se ukrainasit janë më të mirët”, tha ministri.
Ai theksoi se për 168 orë Ukraina ka arritur të zmbrapsë pushtuesit rusë. “Askush. As në Rusi dhe as në Perëndim, askush nuk besonte se ky konflikt do të zgjaste një javë. Deri më 24 shkurt, dy të tretat e ukrainasve ishin të bindur se në rast të një pushtimi të plotë rus, ne do të mbijetonim. Sot e besojnë pothuajse 90% prej tyre”, tha Reznikov.
Sipas tij, ky është rezultat i heroizmit nga mbrojtësit ukrainas, performancës profesionale të komandantëve dhe përkushtimit të secilit ukrainas.
Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën kryesore, ndërsa raketat po godasin shtëpitë e ukrainasve.
Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë. 38 vende kanë apeluar së bashku në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë.
08:50 – Mbretëria e Bashkuar: Përparimi rus në Kiev po ngadalësohet, ka shumë të vrarë
Pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.
Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase”.
Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.
08:40- Lufta në Ukrainë, Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë rusë gjatë një jave
Numri i pushtuesve rusë të vrarë nga forcat ukrainase ka arritur në rreth 9000 vetëm në një javë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Ukrinform
“Ushtria jonë po bën gjithçka për të eleminuar armikun njëherë e përgjithmonë. Pothuajse 9,000 rusë janë vrarë në një javë,” tha presidenti.
“19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveçse të pushtojnë tokën e dikujt tjetër?!” theksoi Zelensky.
Zelensky vuri në dukje se ushtria ruse nuk po merr as trupat e pajetë të ushtarëve të saj.
“Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. I tregoni komandantit tuaj se doni të jetoni, se nuk doni të vdisni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen si sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Zelensky.
Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kryesore, duke goditur edhe ndërtesat e banimit.
Ukraina ngriti zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
08:25 – Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga lojërat Paralimpike të 2022-it
Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore, ka konfirmuar Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC).
Në një deklaratë, komiteti tha: “Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i IPC ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.”
“Kjo do të thotë se para-atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen më 4 mars 2022”, shkruan BBC.
08:23 – OKB: Mbi 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina deri më tani
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus, shkruan The Guardian.
Kreu i kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi tha:
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje. Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, tha ai. Sipas OKB-së ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve gjatë këtij shekulli.
08:00 – DASH thirrje Vladimir Putin: Tërhiq trupat rusë nga Ukraina
Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të “ndalojë menjëherë gjakderdhjen” dhe të tërheqë trupat rusë nga territori i Ukrainës, shkruan BBC.
Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve dhe duke ndaluar ato për të transmetuar informacione rreth pushtimit.
Deklarata vjen pasi Rusia po intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke shkaktuar në një numër në rritje të vdekjeve të civilëve ndërkohë që më shumë se një milion njerëz janë larguar nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër.
06:16 – Koreja e Jugut zhvendos ambasadën nga Kievi në “zonë të sigurt” të pazbuluar
Koreja e Jugut po zhvendos ambasadën e saj në Ukrainë nga Kievi në një “zonë të sigurt,” tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ndërsa trupat ruse shtojnë sulmin e tyre në kryeqytetin ukrainas. Ministria nuk bëri të ditur destinacionin e ambasadës, duke përmendur arsye sigurie.
Ambasada do të rifillojë funksionimin sapo të vendoset në vendndodhjen e re, tha ministria. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Chung Eui-yong foli me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba me telefon të mërkurën, sipas ministrisë. Pas kërkesës së Ukrainës, Koreja e Jugut do të dorëzojë furnizime mjekësore urgjente duke përfshirë pajisje personale mbrojtëse, komplete të ndihmës së parë, doreza, maska dhe batanije raporton “CNN”.
05:19 – Granatimet “vrasin civilë” në qytetin afër Kharkiv
Një zyrtar në qytetin e Izium në juglindje të Kharkiv ka raportuar se tetë civilë përfshirë dy fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore. Nënkryetari i bashkisë Volodymyr Matsokin tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe se policë u plagosën kur një ndërtesë qeveritare u godit raporton “BBC”.
Më herët, Matsokin shkroi në faqen e tij në Facebook se banorët vdiqën kur një predhë goditi banesën e tyre.
05:06 – Jahti i oligarkut rus sekuestrohet në Gjermani
Një super-jaht me çmim 600 milionë dollarë i miliarderit rus Alisher Usmanov është sekuestruar nga autoritetet gjermane, sipas raportimeve. Anija 156m e gjatë, e quajtur Dilbar, u sekuestrua në Hamburg, sipas revistës “Forbes”. Manjat i metaleve, Usmanov është një nga 25 manjatët rusë që janë sanksionuar nga BE për lidhjet e tyre me qeverinë ruse.
Jahte të tjera në pronësi ruse janë parë të vërshojnë në Maldive, një komb ishull në Oqeanin Indian që nuk ka një traktat ekstradimi me SHBA-në raporton “BBC”.
04:07 – OKB thotë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina
Kombet e Bashkuara thonë se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje. Eksodi ka ndodhur në vetëm shtatë ditë. Pushtimi rus filloi të enjten e kaluar.
Siç thekson Lewis Goodall i “BBC-së”: “Kriza e refugjatëve të vitit 2015 përfshiu 1.3 milionë. Kjo është pothuajse tejkaluar nga shifrat nga Ukraina në një javë”.
Në një deklaratë në Twitter, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi u lut që “armët të heshtin, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare” për miliona që mbeten në vend. Agjencia ka parashikuar se konflikti do të lërë rreth 12 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit dhe në nevojë për ndihmë raporton “BBC”.
Të paktën tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse të martën, sipas videove dhe fotove të postuara në mediat sociale. Njëra nga shkollat është në lagjen veriore të Saltivka; dy të tjerat pak më shumë se një kilometër larg njëra-tjetrës në zonën industriale në juglindje të qytetit raporton “CNN”.
Mësimi është pezulluar që nga fillimi i pushtimit rus. Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga sulmet. Video dhe foto të tjera tregojnë dëme në një katedrale dhe një bllok dyqanesh në qytet. Shumë objekte brenda Katedrales së Supozimit të Kharkivit u dëmtuan nga shpërthimet nga një goditje në ndërtesën e Këshillit Bashkiak aty pranë. Në Saltivka, video e marrë nga një gazetë lokale tregon një bllok dyqanesh përpara një ndërtese banimi të shkatërruar nga sulmet ushtarake. Një ndërtesë aty pranë shihet gjithashtu në flakë.
02:46 – Zelensky: “Ne i ndaluam ata”
Presidenti i Ukrainës lëshoi një video-mesazh të ri për qytetarët të mërkurën mbrëma, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesve rusë.
Videoja e postuar në Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të marrin një kundërshtim të ashpër nga ukrainasit”. “Ne jemi një komb që theu planet e armikut brenda një jave,” tha presidenti ukrainas. “Por ne i ndaluam ata”. Ai tha se ushtarakët rusë të kapur “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut” po ikin përsëri në Rusi”. Ai shtoi se trupat janë “fëmijë të hutuar,” të cilët po “përdoren” nga udhëheqësit e tyre në Moskë.
01:57 – Të paktën katër shpërthime sapo janë raportuar në kryeqytetin e Ukrainës
Të paktën katër shpërthime sapo janë raportuar në kryeqytetin e Ukrainës. Dy shpërthime të fuqishme raportohet se kanë ndodhur në qendër të qytetit, pasuar nga dy të tjera pranë një stacioni metroje në Kiev raporton “BBC”. Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në qytet.
01:12 – 15,000 njerëz janë strehuar në metronë e Kievit
Deri në 15,000 njerëz tani janë duke u strehuar në stacionet e metrosë së Kievit, sipas zyrtarit përgjegjës për metronë e qytetit. Viktor Brahinsky tha për mediat ukrainase se nëntoka mund të strehojë deri në 100,000 njerëz raporton “BBC”. Ai shtoi se sistemi aktualisht ka ujë dhe banjo, si dhe ushqim dhe ilaçe.
“Shumë njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Disa metra në dysheme dhe një batanije janë bërë shtëpia e tyre e vetme,” tha ai, raporton shërbimi ukrainas i “BBC-së”. “Ne i nxisim njerëzit që të sjellin rroba, ushqim dhe mbështetje për ata përreth tyre – veçanërisht gratë me fëmijë të vegjël dhe të moshuarit,” shtoi ai.