Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE kërkon afrimin e Kanadasë/ Von der Leyen: Duam të bëhet anëtare e asociuar në union

schedule23:50 - 29 Tetor, 2026

schedule 23:50 - 29 Tetor, 2026

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushat e Inteligjencës Artificiale, klimës, energjisë dhe sigurisë, ndërsa po shqyrtojnë një model të ri partneriteti që mund ta afrojë Otavën më shumë me strukturat evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjatë një vizite në Montreal, në kuadër të samitit Kanada-BE, se të dyja palët mund të ndërtojnë një marrëdhënie që i afrohet anëtarësimit më shumë se çdo model bashkëpunimi i ndjekur deri më tani.

“Kanadaja dhe Bashkimi Evropian janë dy sisteme plotësuese. Sigurisht, Kanadaja nuk mund të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian për shkak të gjeografisë. Por të dy duam ta çojmë marrëdhënien tonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Dhe kjo është arsyeja pse po diskutojmë idenë që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së.”



Ajo përmendi mundësinë që Kanadaja të bëhet “anëtari i parë i asociuar” i Bashkimit Evropian, megjithëse kjo është një ide që kundërshtohet nga disa vende anëtare dhe nuk përbën një status me kuptim të përcaktuar ligjor në kuadrin aktual të BE-së. Një grup vendesh europiane, të udhëhequra nga Gjermania, kanë kundërshtuar përfshirjen e përdorimit të termit “anëtar i asociuar” në deklaratën e përbashkët BE-Kanada.

Megjithkëtë, Kryetarja e Komisionit Evropian e cilësoi Kanadanë një partner të besueshëm në një kohë kur, sipas saj, tregtia po përdoret gjithnjë e më shumë si instrument presioni ekonomik. Ajo theksoi se sfidat e përbashkëta kërkojnë një qasje më strategjike mes vendeve që ndajnë interesa të ngjashme.

Afrimi me Evropën është pjesë e strategjisë së kryeministrit kanadez, Mark Carney, për të reduktuar varësinë ekonomike dhe të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj mallrave kanadeze nga administrata e presidentit Donald Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!