Djurdevic: Kemi ekip të fortë dhe japim maksimumin. Laçi skuadër që ka kualitet

schedule14:08 - 5 Shkurt, 2022

schedule 14:08 - 5 Shkurt, 2022

Vllaznia përplaset me Laçin për 3 pikët e ndeshjes së javës së 19-të të superiores. Një sfidë që pritet të jetë me e luftuara e kësaj jave edhe për shkak të pozicionimit të dy skuadrave në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp bashkë me trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdaric ishte i pranishëm edhe sulmuesi Fahrudin Djurdjevic, i cili thekson se ekipi i tij ka më shumë kualitet se rivalët, por Laçi ka avantazhin e të luajturit në shtëpi.

“Çdo lojtar është i lumtur kur e nis ndeshjen nga minuta e parë dhe kërkon t’ia shpërblejë besimin trajnerit. Kemi një ekip të fortë dhe do të jap maksimumin. Laçi është një skuadër që ka kualitet, por besoj se në Superiore jemi ne që kemi më shumë cilësi. Laçi ka avantazhin që luan në shtëpi, por duke ndjekur udhëzimet e trajnerit shpresojmë të dalim me pikë”.

Dëmtimet? “Kam pasur fatin e keq sepse sa rikuperohesha nga një dëmtim, merrja një goditje tjetër dhe nuk stërvitesha dot. Falenderoj trajnerin Brdaric për besimin dhe shpresoj t’ia shpërblej me gola”.

Konkurrenca në ekip- “Është diçka e mirë sepse duhet, jemi një ekip që krijojmë shumë raste dhe na duhet edhe fati për t’i kthyer në gol për të fituar më pas ndeshjet”.

Europë nga kampionati apo nga Kupa? “Duke njohur cilësitë e skuadrës, por edhe emrin e madh që ka Vllaznia nuk është çudi të fitojmë kampionatin dhe Kupën”, u shpreh Djurdjevic. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!