Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkimi i Metës, Berisha i del në mbrojtje Presidentit: Nuk mund të përdoret “Kushtetuesja” si hanxhar për fjalën e lirë

schedule21:45 - 3 Shkurt, 2022

schedule 21:45 - 3 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Log.” i ka dalë në mbrojtje Presidentin Ilir Meta lidhur me çështjen e shkarkimit në Gjykatën Kushtetues, duke thënë se asnjë anëtarë i kësaj gjykate nuk e meriton atë vend nëse marrin vendim për “fjalë”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në orën 10:00 seancën e radhës ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta pas kërkesës nga Kuvendi. Vendimi erdhi pas kërkesës për 48 orë kohë të përfaqësuesve të institucionit të Presidencës, të cilat theksuan se do ta shfrytëzonin pas t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi.

Sipas Berishës është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë.

“Dua të shprehem për procesin dhe është histori politike e turpshme. Evokim i nenit 55 të Kohës së Diktaturës. Kurrë GJK një akt të një parlamenti militantë nën diktatin e një njeriut që kërkon pushtet absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim. Të ndërmarrësh akt për Presidentin, shkarkimin, siç bëri parlamenti i shkuar, vetëm parlament nuk ishte. Po lexoja që Presidenti i Kroacisë do tërheq çdo ushtar edhe pse nuk kishte në Ukrainë. Ndërsa kryeministri thotë se mendova se po fliste ndonjë gjeneral rus. Por nuk mendojnë se për fjalën ta marrë nismën e shkarkimit” “

“Që gjykata të vendos duhen 5 vota. Një gjykatës që voton për deklarata publike, nuk e meriton atë vend. Le të thonë një mijë herë. Por për deklarata që janë bërë kjo shkon drejt ligjit të propagandës. Dhe nuk shkarkohet Presidenti nga kjo. Të përdorësh si hanxhar GJK për fjalën e lirë.” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!