Manastirliu në Paskuqan: 103 mjekë i shtohen vendit

schedule20:26 - 18 Shkurt, 2019

schedule 20:26 - 18 Shkurt, 2019

Një tjetër portal punësimi do të jetë gati shumë shpejt. Pas “Mësues për Shqipërinë” vjen “Mjekë për Shqipërinë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur nga Paskuqani, ku inspektoi një qendër shëndetësore që ka përfunduar së rikonstruktuari.

“103 mjekë familje kanë aplikuar për t’u punësuar në sistemin shëndetësor parësor dhe pritet të punësohen në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin brenda muajit Shkurt”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve të kryera për rehabilitimin e një qendre shëndetësore në zonën e Paskuqanit. Shumë shpejt tha ministrja do të jetë gati dhe platforma “Mjekë për Shqipërinë”.

“Është një thirrje për çdo mjek që sapo është diplomuar dhe pritet të marrë licensën e ushtrimit të profesionit si dhe për çdo mjek që do të punësohet qoftë në qendra shëndetësore apo edhe spitale, të aplikojë për t’u punësuar në sistemin publik”

Qendra Shëndetësore Babrru është rikonstruktuar plotësisht në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ajo ofron një standard të ri shërbimi për rreth 10 mijë banorët e kësaj zone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!