Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e shtatzënës, mjekët nën hetim/ Prokuroria nis procedimin penal për “neglizhencë në trajtim mjekësor”

schedule10:13 - 1 Shtator, 2026

schedule 10:13 - 1 Shtator, 2026

POGRADEC- Prokuroria ka nisur procedim penal për tre mjekët e maternitetit të Pogradecit të cilët ishin në turn kur 36 vjeçarja shtatzënë e cila humbi jetën gjatë transportit për mjekim më të specializuar në Tiranë u paraqit në spitalin rajonal.

Bëhet fjalë për Blerta Delija kirurge gjinekologe, Saimir Çela kirurg, Anri Topi reanimator.

Mbi tre mjekët rëndon vepra penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.



Mbrëmjen e 30 gushtit Marjana Karoli në muajin e shtatë të shtatzënisë është paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas ekzaminimit këta tre mjekë sipas policisë kanë nisur me autoambulancë 36-vjeçaren për ndihmë mjekësore të specializuar në një prej materniteteve në Tiranë.

Duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës policia thotë se Karoli është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Edhe ministria e shëndetësisë ka kërkuar hetim për menaxhimin e rastit me qëllim vlerësimin profesional të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor nga paraqitja e 36-vjeçares në spital deri në përfundim të trajtimit për të marrë më pas masa sipas ligjit në rast mangësish apo parregullsish. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!