Mes lotësh gruaja nga Gjakova tregon si shqiptari me uniformë serbe ia vrau burrin

schedule23:06 - 12 Janar, 2022

schedule 23:06 - 12 Janar, 2022

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë kryen krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Janë bërë 23 vjet që jeton vetëm me kujtimet për të.

Në çdo moment Zahe Bajrami, mundohet ta mbaj afër fotografinë e bashkëshortit të saj të vrarë me 28 shkurt të vitit 1999.

Atë ditë forcat serbe hynë në shtëpinë e tyre në Osek Hilë të Gjakovës, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe.

Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vrarë bashkëshortin.

Është e rëndë për Zahe Hajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999.

Pothuajse i gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe.

Njëri nga ta që ishte nxënës në atë kohë, rrëfen momentin kur ishte rrahur nga dy prej 200 policëve që kishte në dispozicion Mushkë Jakupi.

Kalimi për rreth kësaj rruge ishte i pamundur pa u torturuar nga policët që i komandonte shqiptari me origjinë nga Gjakova që sot jeton në Serbi.

Rrahje e maltretime përjetuan të gjithë banorët, përfshirë këtu edhe nxënës.

Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntor tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës.

E përveç torturave këta kishin kryer edhe shumë vrasje të civilëve shqiptarë në atë kohë.

Hyrja e trupave ta NATO-s në Kosovë, detyruan këtë shqiptarë të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi ku jetojnë edhe sot./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!