Thirrjen për t’ju bashkuar në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha e bëri nga Shkodra ku takoi qytetarë, të rinj dhe tregtarë.Shefi i opozitës dëgjoi problemet e tyre dhe u ofroi alternativën e forcës politike që drejton.
Turin për thirrjen e qytetarëve në protestë, e vijoi nga një tjetër simbol i revoltës popullore për demokraci, qyteti i Shkodrës. Aty dëgjoi çfarë shkodranët kishin për t’i thënë.
“Me pension unë mund të paguaj vetëm kto. Drita dhe ujë, e di që i shpenzoj 120 mijë lekë me çfarë të ushqehem une,. Jam pa punë djemt pa punë”.
Burri: “Po po dhe pensionet i kemi të mira fort”.
Invalidja: “As ilaçet nuk kemi lekë me i ble. Frutat i kemi harru. Veç kur vjen dikush se invalid na kane harru”.
Gruaja: “S’kena bukë. Kam 80 mijë lekë pension”.
Ktij shqetësimi kryesor, kreu i demokratëve i dha premtimin e tij…
Basha: Rritja e pensioneve është masa e parë që do të marrim, do ti falimentojmë ata katër që punojnë me Ramën. Nëse na vendosin para zgjedhjes që pensionistët mos kenë të hanë e të pinë, ne do t’i falimentojmë ata që punojnë me Edi Ramën”.
Emigrimi masiv ishte një tjetër shqetësim i qytetarëve.
Burri: “Vajzën e kam ekselente, iku në Gjermani. 9 vetë kemi qënë në shtëpi tani jemi 3”.
Por edhe të rinjve, me të cilët kryedemokrati u ndal në një bashkëbisedim.
“Si është e mundur që një ekselent nuk çan dot në vendin e tij, por sapo del jashtë gjen vend pune? E takova atë prind sot”.
Por studentët nuk janë të vetmit që po largohen, thekson Basha. Atyre u janë bashkaur edhe profesionistët.
“Pagat e infermierëve dhe mjekëve janë nga 400 – 500 miëj lekë, 4-5fish marrin jashtë shtetit, si do i mbajmë këtu?”.
Një premtim ua bëri edhe atyre.
“Rritje e rrogave për mjekët dhe infermierët”.
Një popull europian, kur vijnë kohë të tilla nuk ikën, por largon qeverinë – i tha Basha qytetarëve të shkodrës, të cilëve i lajmëroi nisjen e punës nga grupi i ngarkuar me detyrën madhore …
“Hartimin e një ligji europian për arsimin e lartë. Ne kemi një plan me ekspertët me të mirë gjerman. Do të kthehen sërish këtë të premte.
Për këtë ju thërrasim në datë 16, për të ndryshuar vendin, për ta sjellë europën në vendin tonë”. /abcnews.al