Mbi 200 milionë amerikanë, më shumë se 60% e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër Covid 19. Pavarësisht tejkalimit të këtij pragu, Shtetet e Bashkuara mbeten ende pas shumë vendeve të zhvilluara që tashmë kanë vaksinuar 80% të popullsisë.
Mesatarisht, injektohen 1.78 milionë doza në ditë, duke përfshirë dozat e para, dozat e dyta dhe dozat përforcuese. Në prill, dozat ditore shkuan në 3.38 milionë.
SHBA ka regjistruar 50,535,791 raste dhe 815,269 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al