17 arrestime dhe 35 të shoqëruar : “Furtunë” pas tërmetit tragjik në Durrës

schedule11:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 11:40 - 14 Dhjetor, 2019

Policia e Durrësit ka shoqëruar 35 persona deri më tani, të cilët dyshohet se kanë legalizuar duke shkelur rregullat disa ndërtesa në këtë qytet, të cilët u shemben më pas nga tërmëti.

Gazetarja Glidona Daci, duke iu referuar burimeve nga prokuroria bën me dije për abcnews.al se deri më tani janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në polici janë shoqëruar 35 persona ku disa prej tyre janë lënë të lirë ndërsa disa të tjerë ende po merren në pyetje. Deri tani janë lëshuar 17 fletëarreste, numër i cili pritet të ndryshojë. Një pjesë e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të legalizuara, autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të bërë verifikimin nëse ishin apo jo rezistente. Janë marrë dokumenta ku ka pasur akt konstatime për çdo objekt të dëmtuar nga tërmeti për të cilat nuk është marrë asnjë lloj mase. Prokuroria dyshon që këto objokte u neglizhuan nga autoritetet përgjegjëse duke shkaktuar edhe tragjedinë ku humbën jetën personat në tërmetin e 26 shtatorit”, raporton gazetarja Glidona Daci.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se numri i urdhër arresteve pritet të rritet në orët në vijim.

Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas.

Në listën e personave për të cilët ka urdhër arresti janë drejtues dhe punonjës të Kadastrës së qytetit.

Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.

Mes personave që u është marrë dëshmia janë edhe Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës  së Durrësit.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me vdekjen e Hajdarmatajt pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit, por ata nuk kishin marrë masat që askush të mos futej më në të.

Një numër i madh godinash u rrënuan ose shpallën të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit duke bërë që të hidhen dyshime të forta mbi dhënien e lejeve të ndërtimit si edhe legalizimit të godinave.

Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar:

Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës

Kujtim Hasa, nëndrejtori i Konvaleshencës

Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it

Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”

Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë

Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,

Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër

Flamur Gjuzi ish drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende.

Artur Çela, ish drejtues i INUK

Ruzhdi Xheka, pronar i Mira Mare Hotel

/abcnews.al