Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dorëzimi” i Gjykatës Kushtetuese/ ONM zbarkon në procese. 6 vendime për ish-magjistratë. Rrëzohet i pari

schedule14:25 - 27 Nëntor, 2026

schedule 14:25 - 27 Nëntor, 2026

Ekspertët e huaj të ONM-së kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese dhe lista e proceseve aty ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të instalimit të tyre në këtë institucion. Gjithçka ka lidhje me përballjen e procesit të vettingut me ankimet e ish-magjistratëve në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë këtij muaji nuk janë zhvilluar pak, por 6 mbledhje të Kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese, me praninë edhe të ekspertëve të thirrur prej kësaj gjykate, dhe kanë vendosur për shqyrtim të thelluar në vijim për 5 ish-gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar më herët nga Vettingu. Për të gjithë këta, Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje në procesin e kryer ndaj tyre nga dy shkallët e vettingut.

Prej datës 6 nëntor, Kolegjet e Kushtetueses kanë kaluar për verifikim të thelluar ish-gjyqtarin Ervin Metalla, ish-prokurorin Ferdinand Elezi, ish-prokurorin Gentian Osmani, prokuroren e pezulluar Elona Alvora dhe ish-gjyqtarin Izet Kadana.



Përveç 5 rasteve që kanë kaluar në seancë, është edhe rasti i ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, por Kushtetuesja ia ka ndërprerë shqyrtimin që në fazën e parë, në kolegj.

Ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që u rikthyen në Tiranë menjëherë pasi u përfundoi mandati, marrin pjesë që në mbledhjet e para, ato të Kolegjeve, të barasvlershme me dhomat e këshillimit, për të vendosur mbi ankimimet e ish-gjyqtarëve.

Në këtë fazë, të huajt janë të pranishëm në Kolegj dhe kanë rol vazhdues dhe monitorues, pa të drejtë vote. Por në çdo funksion tjetër, ata janë të barabartë me gjyqtarët kushtetues. Pra, ndër të tjera, ata mund të kërkojnë prova të reja për subjektet në rivlerësim.

Gjatë shqyrtimit të thelluar, ekspertët e OMN-së kanë akses në çdo dosje gjyqësore dhe në dokumentacion, ndërsa lidhur me gjetjet, vëzhguesit ndërkombëtarë mund të kërkojnë që Gjykata të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë.

Pra, rikthimi i misionit ndërkombëtar të monitorimit të vettingut është rikthyer në fuqi të plotë, në këtë akses dhe detyra. Ndërsa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u mbetet vetëm formaliteti i votës. Në raport me vetë institucionin, marrja në dorë e vendimmarrjes nga ana e ndërkombëtarëve është një tjetër goditje e imazhit profesional të institucionit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vetë i është nënshtruar e para të njëjtit proces të vettingut pas miratimit të reformës në korrik 2016.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!