Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmitë e shtetit të parë shqiptar/ Në Muzeun e Historisë ekspozohen fotografi e dokumente historike

schedule14:19 - 27 Nëntor, 2026

schedule 14:19 - 27 Nëntor, 2026

Dokumente, fotografi dhe fakte historike që dëshmojnë një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë vijnë në një ekspozitë në Muzeun e Historisë në Vlorë, në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë.

Vizitorët do të kenë mundësi të njihen edhe me një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, ku janë të pasqyruara firmat e rreth 40 prej 86 delegatëve që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Dokumenti origjinal, thotë përgjegjësi i muzeut, mungon që prej vitit 1937.

Përveç materialeve që lidhen me Pavarësinë, në muze do të prezantohet edhe një ekspozitë tjetër kushtuar Çlirimit të vendit.



Ekspozitat synojnë të rikthejnë në vëmendje momentet themelore të krijimit të shtetit shqiptar, figurat që kontribuuan në këtë proces dhe ngjarjet që shënuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt konsolidimit të saj si shtet i pavarur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!