Zyrtare/ City nuk ndalet, Kalvin Phillips tashmë vihet nënurdhrat e Pep Guardiolës

schedule11:42 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:42 - 4 Korrik, 2022

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas transferimit “big” të Erling Haaland, “Qytetarët” kanë arritur të bëjnë një tjetër goditje.

Kampionët e Premier League kanë arritur të sigurojnë shërbimet e lojtarit të Leeds. Bëhet fjalë për Kalvin Phillips, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2028.

City do t’i paguajë 48 milionë euro Leeds-it, ku përfshihet edhe lojtari i të rinjve Darko Gyabi si pjesë e marrëveshjes.

/f.a/abcnews.al