Zjarr në portin e Iskenderun pas tërmetit në Turqi

schedule11:19 - 7 Shkurt, 2023

schedule 11:19 - 7 Shkurt, 2023

Një zjarr i madh shpërtheu në portin e Iskenderun në Turqi pas tërmeteve të fuqishme të së hënës. Tërmeti shkaktoi mbi 5 mijë viktima në 10 provinca në Turqi, si dhe në Siri.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit një zjarr i madh përfshiu kontejnerët në portin e Iskenderun mbrëmjen e së hënës. Re të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët deri në orët e para të së martës.

Dëmet e shkaktuara janë tejet të konsiderueshme pasi zjarri përfshiu me dhjetëra kontejnerë.

/abcnews.al