Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Radostinës, në Fier.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre, ndërsa përhapja e zjarrit po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
/abcnews.al/

