Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr i madh në spitalin e Durrësit: Digjen katër kate, evakuohen 80 pacientë

schedule08:42 - 11 Janar, 2020

schedule 08:42 - 11 Janar, 2020

Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit pas mesnatës. Flakët kanë përfshirë pavijonin e pacientëve, që vuajnë nga probleme kardiologjike dhe të veshkave. Menjëherë është bërë evakuimi i pacientëve të shtruar në ambientë të tjera në spital.

Ndërkohë, forcat zjarrëfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbulimin e shkaqet te rënies së zjarrit. Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara në spital nga zjarri, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.



Mësohet se, rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!