Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha e përdori Tropojën ‘mish për top’”/ Zylfie Haklaj për ABC News: Kërkojmë zbardhjen e të vërtetës për 28 nëntorin e vitit 2000

schedule23:33 - 28 Nëntor, 2026

schedule 23:33 - 28 Nëntor, 2026

Në një intervistë për ABC News, Zylfie Haklaj ka kujtuar ngjarjet e rënda të 28 nëntorit 2000 në Tropojë, duke i cilësuar ato si një ditë të errët, pasojat e së cilës, sipas saj, u ndjenë rëndë në Malësinë e Gjakovës.

Haklaj ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike se e përdorën Tropojën për interesa politike, duke nxitur protesta dhe destabilizim në vend. Ajo kujtoi edhe humbjen e jetës së dy të rinjve dhe shkatërrimin e institucioneve në Bajram Curri, ndërsa theksoi se, edhe pas kaq vitesh, ngjarjet mbeten pa përgjigje.

Haklaj kërkoi zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin për më shumë bashkim mes shqiptarëve në festat kombëtare.



“Sot festuam 28 Nëntorin, ndërsa nesër do të festojmë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Shpresoj që festat e ardhshme kombëtare të na gjejnë më të bashkuar se kurrë,. Jemi një komb një gjak dhe një flamur. Po më kujton ngjarjet e 28 Nëntorit të vitit 2000, ku Sali Berisha e përdori Tropojën për interesat e tij politike, ku pasojat i mori Malësia dhe humbën jetën dy djem.

PD e përdori Tropojën për të nxitur protesta dhe destabilitim më të gjerë në Shqipëri. U shkatërruan institucionet në Bajram-Curri, ku humbi jetën një djalë. Ngjarjet e 28 Nëntorit të vitit 2000 mbeten të gdhendura në mendjen tonë, sepse ka pyetja pa përgjigje. Ne kërkojmë zbardhje të vërtetës se çfarë ka ndodhur dhe drejtësi”, tha Zylfie Haklaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!