“Zgjedhorja”/ S’ka marrëveshje, Bylykbashi: Mazhoranca nuk e do votën biometrike

schedule21:03 - 28 Maj, 2020

schedule 21:03 - 28 Maj, 2020

Ka zgjatur për 4 orë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Duke folur para gazetarëve, Oerd Bylykbashi është shprehur se është diskutuar një nga çështjet më të rëndësishme, siç është sipas tij, votimi elektronik.

Bylykbashi u shpreh: “U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme. Debati u bë për votimin elektorinik. Për fat të keq për ne sot është e qartë qëndrimi i mazhorancës për të mos futur votimin biometrik. Mazhoranca nuk e ka pranuar këtë. PS e bëri të qartë që nuk ishte e gatshme të pranonte këtë. Pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje është e vështirë të arrihet një rezultat për çështje të tjera. Të ketë një pilot për numërimnin elektronik. Diskutimet e tjera për teknikalitete kanë pak rëndësi.”

I pyetur se çfarë argumenti dha mazhoranca, Bylykbashi u shpreh se thjesht u vu në pikëpyetje realizimi i saj, ndërsa shtoi se u bë e qartë nga ana e tyre që identifikimi biometrik është i lidhur thellësisht me garantimin e votës së zgjedhësit.

Bylykbashi: “Thjesht e vuri në pikëpyetje për realizimin e saj, dhe kjo tregon qartë që në të ardhmen nuk do të mbajë asnjë nga angazhimet e dakordësuara. Ne e bëmë të qartë që identifikimi biometrik është i lidhur thellësisht që të garantohet vota e zgjedhësit.”

Po ashtu, Bylykbashi deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për çështjen e policisë, pasi sipas tij, “mazhoranca nuk është e gatshme edhe për këtë çështje.”

Bylykbashi:Çështjet e policisë dhe prokurorive, sepse padyshim që do të jetë SPAK që do të hetojë krimin zgjedhor. Ne nuk patëm dakordësi për çështjen e policisë, mazhoranca nuk është e gatshme edhe për këtë çështje. Nëse nuk garantohet mos-mbushja e kutive është i kotë. Kjo do të pengonte integrimin e Shqipërisë.” /abcnews.al/