Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Procesi i votimit në Prishtinë nuk ka nisur ende, shkak problemet teknike

schedule08:08 - 9 Shkurt, 2025

schedule 08:08 - 9 Shkurt, 2025

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Por në qendrën e votimit në Prishtinë, e cila është përcaktuar të jetë në Fakultetin e Edukimit, procesi i votimit nuk ka nisur në orën 07:00.

Menaxheri i qendrës bëri me dije se ishin përballur me disa probleme teknike.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!