Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në masivet pyjore të Nikolicës

schedule09:48 - 29 October, 2019

schedule09:48 - 29 October, 2019

Vijojnë të mbeten aktive prej tri ditësh vatrat e zjarrit në masivet pyjore të Nikolicës. Burime nga Emergjencat Civile bëjnë të ditur se flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet për të penguar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Mbi 100 forca të shërbimeve zjarrfikëse të bashkive të Qarkut dhe forca të ushtrisë janë në terren duke u përpjekur të izolojnë flakët e zjarrit.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari tha për ABC Neës se i ka kërkuar ndihmë prefekturës së Selanikut, për të mundësuar ndërhyrjen nga ajri, në pamundësi për të ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, në kushtet e një terreni të vështirë.

Edhe pse dje njëra prej vatrave është fikur, mbetet problematike aktivizimi  i vatrave të tjera, sidomos atyre që janë në afërsi të kufirit me Greqinë. /abcnews.al