VIDEO+EMRAT/ Me pranga në duar, si u goditën dy grupet kriminale me 20 të arrestuar

schedule11:35 - 22 Mars, 2023

schedule 11:35 - 22 Mars, 2023

TIRANË- Dy grupe kriminale, të cilat merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur nga policia e Tiranës. Kreu i Policisë, Tonin Vocaj, tha se 20 persona janë arrestuar, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka publikuar momente nga arrestimi i këtyre personave, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në shpërndarjen ë lëndëve narkotike pranë shkollave, lokaleve të natës dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

 

Disa prej të arrestuarve:

Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.

Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Policia Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë , u siguruan prova ligjore për veprimtarinë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona/abcnews.al