VIDEO/ “Me punë e bëni edhe ju”, Osmani ngacmon Bathën e Morinën

schedule16:56 - 19 Maj, 2020

schedule 16:56 - 19 Maj, 2020

Tefik Osmani nuk i lë shakatë ndonjëherë. Mbrojtësi qendror i Tiranës ka ngacmuar dy shokët e tij të skuadrës, Idriz Bathën dhe Mario Morinën.

Korçari shfaqet duke xhongluar topin dhe në postimin e bërë në Instagram shigjeton dy shokët e tij, sigurisht me shaka.

“Idi Batha, Mario Morina, me punë mund ta bëni edhe ju”, shkruan Tefik Osmani, ndërkohë që dikush aty pranë i thur elozhe, duke u thënë “Sa e ke kap veten”. / abcnews.al