Video/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur në Vaun e Dejës

schedule08:51 - 8 Gusht, 2018

schedule 08:51 - 8 Gusht, 2018

Tre persona janë plagosur kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u rrëzua në skarpatë. Sipas të dhënave të para dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, kurse personi i tretë mori plagë të lehta. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Të tre të dëmtuarit të cilët ishin punonjës të HEC-it u transportuan për në Spitalin e Traumës në Tiranë /abcnews.al