Momente alarmi janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga të dhënat paraprake nuk rezulton të ketë persona të lënduar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al



