Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Fier/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

schedule07:49 - 24 Nëntor, 2026

schedule 07:49 - 24 Nëntor, 2026

Shkon në dy numri i viktimave nga atentati i rëndë me armë zjarri që tronditi Fierin paraditen e së hënës. Jakup Hasani, 47-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit ku u vra xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka ndërruar jetë në spital.

Hasani u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai kishte marrë tre plumba në trup, dy në pjesën e barkut dhe një në nofull.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 47-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Pas operacionit, ai ishte vendosur në repartin e reanimacionit, ku mbahej nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha.



Atentati i rëndë ndodhi në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”. Ky i fundit mbeti i vrarë në vendngjarje, ndërsa nipi i tij ndërroi jetë sot  në spital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!