Një situatë e vështirë nga zjarret është raportuar në zonë, ku flakët kanë përfshirë edhe dy banesa të pabanuara, si dhe një kasolle për bagëtitë.
Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe, mbi të gjitha, për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe zonave të tjera të banuara.
Ndërhyrja po vijon edhe nga ajri, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të frenuar avancimin e flakëve.
Puna e ekipeve në terren po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.


